Më shumë se rezultati i zgjedhjeve më impresionojnë reagimet në rrjetet sociale Disa me tone tallëse shprehen që Amerikanët paskan mësuar nga Shqiptarët, ndërsa disa klerikë politik nënqeshin duke pohuar që kontenstimi është normë që duhet pranuar.
Kontestimi i zgjedhjeve e nuk është fenomen i ri në Amerikë.
Autorët e një studimi të udhëhequr nga shkencëtarët politikë Jack Edelson të Universitetit të Wisconsin-Madison dhe Joseph Uscinski të Universitetit të Miamit, tregojnë që pas humbjes së republikanit Mitt Romney në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në SHBA , 49% e republikanëve besonin se një grup aktivist demokrat kishte vjedhur zgjedhjet për presidentin Barack Obama.
Po kështu, pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000, 31% e demokratëve besuan se George ë. Bush kishte vjedhur presidencën . Kështu që 31% e demokratëve deklaruan se nuk e konsideronin Bushin një “president legjitim”.
Paranojat kanë qenë të ndryshme. Republikanët e SH.B.A-ve janë veçanërisht të prirur të besojnë se ka më shumë vota sec duhet të kishte, ndërsa demokratët janë më të shqetësuar për heqjen e të drejtës së votimit.
Autorët po ashtu citojnë se nga studimi i letrave të drejtuara redaksisë editoriale të York Times nga 1890 deri në 2010, vihet re se humbësit e pakënaqur vënë në pikëpyetje pothuajse çdo zgjedhje presidenciale në SHBA.
Në vitin 2005 në vigjlje të daljes së rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri kujtoj një ish- kandidat për deputet i cili kishte humbur në zonën e Kombinatit karshi Bujar Nishanit. I përlotur, duke u dridhur ky burrë i pakujdesur për pamjen e tij të jashtme (e cila nuk cedon kurrë) deklaronte se aty zgjedhjet ishin vjedhur.
E cuditur edhe e paditur pyesja: si ka mundësi që humbja në zgjedhje e bën edhe burrin të qajë me lot korkodili ?
Duke lexuar kuptova që sa më narcizistë kandidatët aq më shumë janë të të bindur për epërsinë e tyre dhe kështu e kanë të pamundur të pranojë humbjen. Humbja është kërcënimi më katastrofik për egon e tyre . Në vlerësimin e tyre, askush nuk mund t’i mundë drejtësisht.
Akuzat për mashtrime e vjedhje votash në këtë kontekst janë qetësuesi i përsosur psikologjik, në mbrojtje të egos nga kërcënimi që sjell humbja. Mësova me kohën që humbja është rezultati më shqetësues emocional i cili shoqërohet nga mohimi. Psikologët tregojnë që kur narcizmi, shqetësimi emocional dhe mohimi kombinohen bëhen bindëse .
E pra, psikologjia e humbjes dhe mjetet e mohimit të saj, nuk kanë lidhje me nacionalitetin shqiptar amerikan apo Italian por me karakteristikat e individëve të cilat janë duke konkuruar.
Psikologët shpjegojnë që ekziston një lidhje të fortë midis ndjenjave të pafuqisë dhe paranojës së konspiracionit. Mbështetësit e humbësit në zgjedhje kanë më shumë gjasa të dyshojnë për mashtrime.
Besimi se shkaku i humbjes është padrejtësia bëhet më i fortë kur rezultati është i ngushtë, dhe kur aftësia e publikut për të qenë racional është e dobët duke u bërë pre e lotëve të korkodilit.