MENU
klinika

Sezoni i ri

Sot nis futbolli shqiptar me Kupën e Shqipërisë

01.11.2020 - 10:33

Më në fund, pas gati dy muajsh kur duhej, starton sezoni i ri futbollistik në Shqipëri, me ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë, ku marrin pjesë skuadra nga dy kategoritë, Superiorja dhe Kategoria e Parë.

Të ndara në dy grupe, skuadrat e nisin pikërisht këtu rrugëtimin në kompeticionin e dytë kombëtar për nga rëndësia, me ballafaqime që në letër kanë favoritë absolutë elitarët.

Kujtojmë se këtë edicion do të ketë një ndeshje të vetme, jo vajtje-kthim, për të reduktuar ngarkesën dhe ngjeshjen e kalendarit, duke pasur parasysh se dy muaj u kaluan në bojkot.

Pak ditë më parë, departamenti i garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, menjëherë pas vendosjes së datës së llimit të Kupës së Shqipërisë, bëri të ditur skemën dhe rregulloren e saj, për këtë edicion, si më poshtë:

Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, turi i 1/16 do të zhvillohen ditën e diel, më 01/11/2020, ora 13:30. Për të përcaktuar ekipin pritës dhe udhëtues të turit 1/4 & 1/2 do të hidhet short i lirë.

Rregullat e kualikimit

Përcaktimi i ekipit të futbollit, i cili do të kualikohet për turin pasardhës të Kupës së Shqipërisë, do të bëhet si më poshtë:

–Në rastet kur ekipet, në fund të 90-të minutave të ndeshjes, rezultati është i barabartë, atëherë do të zhvillohen 2×15 minuta kohë shtesë.

-Në rast se edhe pas kohës shtesë kemi përsëri barazim, do të kryhen 5 goditje nga pika e penalltisë për secilën skuadër. Shpallet fitues ekipi që në përfundim të 5 gjuajtjeve të penalltive ka shënuar më shumë gola.

–Në rast se edhe pas gjuajtjeve të 5 goditjeve të penalltive kemi përsëri barazim, atëherë do të kemi goditje të alternuara nga pika e penalltisë deri në momentin që njëri nga ekipet nuk shënon.

–Shpallet fituese skuadra që shënon.

Shënim: Të gjitha ndeshjet e Kupës së Shqipërisë për sezonin futbollistik 2020/2021 do të zhvillohen me një takim.