Nga Carl–Johan Karlsson
Si shumica e pjesës tjetër të botës, Suedia po përballet aktualisht me një valë të dytë të infeksioneve të koronavirusit të ri. Por ndërsa vendet e tjera, po debatojnë mbi kombinimin e masave kufizuese, qeveria suedeze ka vendosur më në fund të shpallë bllokimin e saj të parëqë kur ka nisur pandemia:mbylljen e bareve dhe restoranteve pas orës 22:30, duke filluar nga e premtja.
Si një suedez që jeton në një Francë të mbyllur rreptësisht, unë kam parë me një përzierje të konfuzionit dhe krenarisë, qasjen e “e butë” të vendit tim të lindjes, që mbështetet tek përgjegjësia që marrin vetë njerëzit për zgjedhjet e tyre.
Ndihem gjithashtu çdo ditë ziliqar, që detyrohem të plotësoj një formular qeveritar vetëm për të dalë nga shtëpia për të blerë bukë në dyqan. Por tani, duket se autoritetet suedeze po e humbin kontrollin e situatës.
Ndërsa numri i të vdekurve i kaloi 6.000 në fillim të nëntorit, dhe shtretërit në repartet terapisë intensive filluan të mbusheshin plot, bashkatdhetarët e mi ishin ende duke u mbledhur me njëri-tjetrin në qendrat tregtare, duke u ulur pranë e pranë nëpër bare, dhe duke vizituar gjyshërit në shtëpitë e të moshuarve.
Shtatë muaj pas pandemisë, debati “rregulla detyruese apo rekomandime” vazhdon. Kur e pyeta nënën time, që ndodhet në një karantinë të vetë-imponuar në një nga rajonet më të goditura të vendit, Skane, ajo nuk e kuptonte se përse autoritetet shëndetësore e “kanë braktisur strategjinë e tyre”.
Duke u përgatitur për shpërthimin e parë në muajin shkurt, epidemiologu Anders Tegnell bëri bujë në mediat botërore, kur apeloi për t’i rezistuar thirrjeve për bllokime. Nga ana tjetër ai theksoi rëndësinë e dhënies së udhëzimeve të qarta për publikun.
Kjo do t’i jepte mundësi suedezëve të silleshin me përgjegjësi duke mos pasur kufizime në lirinë e tyre, teksa agjencia e shëndetit publik do të vinte në zbatim një përgjigje më kirurgjikale ndaj krizës. E megjithatë, gjithnjë e më shumë, mungesa e qartësisë është bërë një normë edhe në Suedi.
Ndërsa autoritetet shëndetësore gëzojnë ende një besim të madh tek suedezët (rreth 70 për qind deri në 30 tetor sipas Dagens Nyheter), ajo që është emërtuar si një qasje “e bazuar në fakte” ndaj Covid-19, është bërë në mënyrë paradoksale një burim konfuzioni.
Për shembull, çështja e mbajtjes së maskave ka qenë një po-jo e vazhdueshëm, midis “vlerësimit individual të rrezikut” dhe rekomandimeve më të gjera të qeverisë – me agjencinë e shëndetit publik, që flet për mungesën e provave në lidhje efikasitetin e tyre.
Njëkohësisht, udhëzimet për 21 rajonet e vendit kanë ndryshuar në mënyrë të vazhdueshme, duke u ndërthurur me rekomandime në mbarë vendin për tubimet publike (në fillim më pak se 500 persona, dhe më pas 250, deri në 50, dhe së fundmi deri në 8 persona maksimumi).
Në Stokholm, ku autobusët kanë qenë të tejmbushur për shkak të transportit publik të reduktuar, njerëzve që shkojnë për në punë nuk u kërkohet të mbajnë maskë, por inkurajohen që të “shmangin vendet e mbushura me njerëz”.
Pra ka një vlerësim dhe rivlerësim të vazhdueshëm të gjithçkaje:Si dhe kur të ulemi në një restorant, si të blejmë, sa distancë duhet të mbajmë, dhe ku… Është e vërtetë që autoritet janëmë shumë në favor të përdorimit të maskave, dhe ne kemi ende shumë për të mësuar në lidhje me këtë virus.
Por publiku suedez, mund të kishte përfituar nga më pak politika qeveritare, por që të ishin më të vendosura. Pa dyshim, bllokimet e dyfishta në Francë, kanë qenë një goditje shumë e rëndë për lirinë e njerëzve. Por në fund të fundit, masat e rrepta kufizuese arrijnë ta transferojnë më shumë përgjegjësinë tek qeveria. Në vend të kësaj, suedezët mund të kenë ende lirinë e tyre, por ndoshta ajo ka ardhur me shumë përgjegjësi personale. “World Crunch” – Bota.al