MENU
klinika

Serie A, Java 6

Super Ibra, Milan përforcon pozitat në krye

01.11.2020 - 14:26

Milan rikthehet menjëherë te fitorja pas barazimit me Romën. Kuqezinjtë triumfuan 2-1 në Udine ndaj skuadrës vendase. Ibrahimovic vendimtar me një asist dhe supergol. Milan përforcon pozitat në krye.

Ekipi kuqezi shënoi i pari, teksa gjeti rrjetën me anë të Kessie. “Presidenti” mori një top perfekt nga Zlatan Ibrahimovic në minutën e 18′ dhe me një gjuajtje perfekt e dërgoi në rrjetë. Suedezi e ndali mirë topin brenda zonës dhe ftoi mesfushorin që e shkundi rrjetën për 0-1.

Udinese ka barazuar rezultatin me t’u kthyer në fushën e lojës. Ekipi vendas gjeti golin me penallti në minutën e 47′. Romagnoli gaboi në zonë duke i shkaktuar faull kundërshtarit të tij dhe De Paul nuk gaboi përballë Donnarummas për 1-1.

Milani ka kaluar në avantazh nga i jashtëzakonshmi Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi u kthye me roveshatë në qendër të zonës duke shfrytëzuar një top që u ngrit në zonë. Suedezi e shfrytëzoi si duhet duke dërguar topin në rrjetë për 1-2. Kuqezinjtë mbrojnë fitoren në fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN