MENU
klinika

Seanca në Gjykatën e Hagës

Thaçi hedh poshtë akuzat: Deklarohem i pafajshëm

09.11.2020 - 16:07

Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale të Hagës për ish- presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ndaj tij rëndojnë 10 akuza për krime lufte.

Para gjykatësit Thaçi tha se “i hedh poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij”. Ndërkohë që avokati tha se mbrojtja nuk është njoftuar në kohë.

Hashim Thaçi, që ishte një prej figurave kryesore të UÇK-së, udhëtoi për në Hagë më 5 nëntor 2020, kur edhe u publikua aktakuza ndaj tij, për krime të pretenduara të luftës. Një ditë pasi udhëtoi për në Hagë, hetuesit e Speciales në bashkëpunim me zyrtarë të EULEX-it bastisën shtëpinë e tij në Prishtinë.

Pasi u njoh me 10 akuzat që rëndojnë ndaj tij, ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu përgjigj gjykatësit shumë i prerë.

“I dëgjova dhe i hedh poshtë të gjitha akuzat”, tha Thaçi.

 Ai ka deklaruar se akuzat që rëndojnë ndaj tij nuk qëndrojnë dhe se është i pafajshëm.

“Akuza është krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht për të gjitha pikat e akuzës”, tha Thaçi.

Avokati i tij dh ndërkohe është shprehur se aktakuza e Prokurorisë është e cunguar, duke hequr akuzat bazë për të cilat është krijuar kjo gjtykatë, akuzat për vjedhje organesh dhe “shtëpinë e verdhë”. Ai tha se kjo është Gjykatë e ngritur nga Kosova, por nuk ka asnjë detaj të saj.

“I kundërshton të gjithë narrativën e paraqitur nga prokuroria, që në qershor prokuroria ka deklaruar se ju ka dorëzuar një aktakuzë, edhe pse ishte e pazakontë, por ata e bënë njoftimin, e kemi aktakuzën, por është tejet i redaktuar dhe nuk është shumë informues, aq sa do të ishte nëse do të ishte hequr aktzakuza. Përkthimi është i gabuar. Ku janë aktakuzat për vjedhjen e organeve dhe historia e shtëpisë së verdhë, se këto ishin shumë të rëndësishme lidhur me lindjen e kësaj gjykate. Përsëri është gabim. Duke ndjekur siç e dimë atë gjysmë faqe dramatike, dhe në këto pretendime jo vetëm që është një njollë për Kosovën, por ky pretendim krijoi këtë gjykatë të Kosovës, unë e them Gjykatë të Kosovës, por këtu nuk ka asnjë emblemë, ndoshta mund t’i kushtohet një vëmendje kësaj, mund të kishte një shqiponjë të zezë me të kuqe, ndoshta veshjet e Kosovës, këto pretendime Thaçi i dinte që ishin gjepura dhe duke e ditur këtë ndihmoi Komisionin Europian në ngritjen e kësaj gjykate. Ai mund të mos kishte qenë shumë bashkëpunues, por nuk mund të jesh më bashkëpunues se të krijosh këtë gjykatë. Në vend të kësaj ne kemi një përmbledhje incidentesh te veprave penale dhe të ngjarjeve që janë gjykuar në Tribunalin për ish- Jugosllavinë dhe të gjitha së bashku kanë vendosur në këto akuza një strukturë të komandës. Këto pretendime do të vërtetohen që janë false. U çuditëm që ju urdhëruat arrestimin dhe kjo mund të bëhej me një fletë thirrje, ne nuk kemi këto parashtrime dhe sot pasdite do të kërkoj lirimin e tij të përkohhshëm, por mbasi kam menduar më gjatë ne mendojmë që nuk është e përshtatshme pa e ditur se cfarë pretendon Prokuoria se është rreziku i arratisje, ai është këtu, ju pretenduat se ai është në rrezik arratisje. Nuk e di cilat janë pretendimet që mbështesin konkluzionin se ka pasur ndërhyrje, duam të dimë cilat janë teknikalitet e kësaj kërkese. në duam të marrim element specifik të informacionit, përveç materialit që ka paraqitur prokuroria pas 26 gushtit. Po kështu do të kërkoj që kërkesa për lirim të përkohshshëm të bëhet në javët e ardhshme, pasi të kemi këto informacione. Thaci një person që i ka shëbyer vendit të tij në luftë dhe paqe dhe nuk i meriton këto pretendime”, tha avokati.