MENU
klinika

Akuzat/ "As për Shtëpinë e Verdhë”

Thaçi: Në Hagë nuk jam pyetur kurrë për trafikim organesh

08.11.2020 - 15:31

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në Gjykatën Speciale në Hagë nuk është pyetur asnjëherë në lidhje me trafikimin e organeve, çështje e cila është ngritur në Gykatën e Hagës.

Po ashtu ai ka thënë se nuk është pyetur nga askush as për “Shtëpinë e Verdhë”.

Ndër të tjera, ai shton se është pyetur vetëm për rolin e tij politik gjatë luftës, por edhe për pjesëmarrjen e tij në luftë.

“Më kanë pyetur prej kur kam lindur e të gjitha vitet përfshirë vitet e 90-ta. Mund të konfirmoj se për asnjë moment asnjë fjali dhe asnjë moment nuk jam pyetur për trafikim organesh. Nuk jam pyetur as për ‘Shtëpinë e Verdhë’ dhe asnjë vrasje”, tha ai në Pressing.

Tashmë Krasniqi, Thaçi, Veseli dhe Selimi janë të prangosur në Hagë.

Një natë më parë, Dhoma e Specializuar konfirmoi aktakuzën kundër ish-presidentit Hashim Thaçit, dy ish-kryeparlamentarëve Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që aktualisht ndodhen në dhomat e paraburgimit.

Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte.

Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

“Shtëpia e Verdhë” u përmend fillimisht nga ish-prokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla Del Ponte, e cila do të ngrinte dyshime se në një banesë në fshatin Gurrë të Matit janë kryer transplante të organeve.