MENU
klinika

Numërimi vazhdon

Thellohet diferenca/ Biden kryeson garën

04.11.2020 - 10:26

Gara në SHBA për zgjedhjet presidenciale sa vjen dhe intensifikohet.

Ka një qartësim në rezultat dhe tashmë edhe një diferencë të dukshme mes dy kandidatëve, Joe Biden, që ka marrë deri më tani sipas projeksioneve 238 vota elektorale, dhe Donald Trump me 213.

Trump kryeson rezultatin në: Florida, Indiana, Alabama, Arkansas Ajouam Kansas, Kentaki, Luiziana, Misisipi, Misuri, Montana, Nebraska, Dakotë e Veriut, Ohajo, Oklahoma, Karolinë e Jugut, Dakota e Jugut, Tenesi, Teksas, Jutah, Virxhinia Perëndimore, Uajoming

Biden kryeson rezultatin në: Kaliforni, Kolorado, Konektikat, Delauer, Hauaji, Ilinois, Merilend, Masacusets, Minesota, New Hampshire, New Jersey, New New Mexico , New York , Oregon, Ishulli Rod, Vermont, Virxhinia, Uashington, Distrikti i Kolumbisë, Arizona dhe Maine.

Përfundimisht gara e ‘nxehtë’ dhe deçizive duket në Florida, Ohio, Texas e Pensilvani. Trump dhe Biden duhet të marrin 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet në SHBA ndërkohë që projeksionet deri më tani nuk përcaktojnë një fitues për shkak të garës së ngushtë.

Sipas projeksionit të AP, Biden me të gjitha gjasat mund të marrë Kaliforninë që ka plot 55 vota elektorale, Oregonin që ka 7, Uashingtoni 12 që krijojnë dhe një diferencë të madhe me Trump.