MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 1

Tirana e nis si kampione, thyhet Partizani

04.11.2020 - 15:45

Tirana e ka nisur sezonin e ri të Kategorisë Superiore si kampione, duke triumfuar në ndeshjen e parë 2-0 pikërisht ndaj rivalëve të Kukësit. Edhe pse në fushë neutrale, pasi është luajtur në Korçë, bardheblutë dominuan dhe morën 3 pikët e para.

Protagonisti absolut i ndeshjes ishte maqedonasi Najdovski, që në minutën e 6-të dhe 14-të realizoi dy herë me kokë, me ndryshimin në të dyja anët e portës. Paraqitje mbresëlënëse e blerjes së fundit të Tiranës.

Partizani është mposhtur që në start. Është Kastrioti që u shkakton humbjen e parë të kuqve, duke fituar 2-1 si pritës në stadiumin e Krujës. Vendasit shënuan me Silvën në minutën 20-të, ndërsa Partizani barazoi në fillimin e së dytës me penallti nga Asani.

Megjithatë, Rezi rikthen avantazhin për Kastriotin 3 minuta para kohës së rregullt. Një gol shumë i bukur dhe krutanët dalin me pikët e plota nga ndeshja e parë. Një nisje shumë e mirë për ta.

Në ndeshjen tjetër, Bylis dhe Laçi kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1-1, në sfidën e luajtur në Ballsh. Vendasit shënuan të parët në 36’ me Hadroj, ndërsa goleadori Nwabueze barazoi në 49’ të pjesës së dytë. Në orën 16:45 luajnë Vllaznia-Apolonia dhe Teuta-Skënderbeu.