MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 2

Tirana thyhet nga Teuta, Partizani mposht Kukësin

08.11.2020 - 15:59

U mbyllën katër ndeshjet e para të Superiores të javës së dytë dhe dhuruan disa rezultate shumë interesante. Tirana humbi ndaj Teutës me rezultatin 0-1, Partizani mposhti Kukësin, Laçi barazoi ndaj Kastriotit, ndërsa Apolonia mori pikën e parë ndaj Bylisit.

Teuta fitoi në Pogradec ndaj Tiranës me rezultatin 0-1. Ekipi durrsak gjeti golin me anë të Lorenco Vilës me kokë në pjesën e parë. Lojtari fitoi duelin me kokë ndaj mbrojtësve dhe përshëndeti rrjetën. Rezultat që nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes.

Partizani mposhti me rezultatin 2-0 Kukësin. Të kuqtë arritën të merrnin 3 pikë shumë të rëndësishme, ndërsa verilindorët janë në kolaps total. Cordeiro dërgoi topin në rrjetë, ndërsa goli i dytë u shënua në pjesën e dytë për 2-0.

Laçi u befasua në shtëpi nga Kastrioti në 1-1. Vendasit shënuan të parët me Mustën, ndërsa Plaku barazoi rezultatin në minutën e 90’+4′. Një barazim që tërbon kurbinasit.

Apolonia i mori një pikë Bylisit në 2-2. Dy golat e parë u realizuan nga fierakët, ndërsa ballshiotët arritën të barazonin rezultatin. Dovedan bëri 3 zëvendësime në pjesë të parë.

Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’