MENU
klinika

Dhjetëra të plagosur

Tmerr në Vienë, të paktën 7 të vdekur në një sulm terrorist

02.11.2020 - 23:04

Të paktën shtatë persona ka humbur jetën dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm të dyshuar terrorist të ndodhur mbrëmjen e sotme afër një sinagoge (vend lutjesh për besimtarët hebre) në kryeqytetin austriak, Vjenë.  

Burime brenda komunitetit hebre në Austri thonë për mediat austriake se askush nga adhuruesit nuk u lëndua që kur sinagoga u mbyll në kohën e incidentit dhe të plagosurit duket se ishin oficerë policie. 

Ngjarja ndodhi pranë një sinagoje (shtëpi adhurimi për hebrejtë) në zonën e një sheshi aty pranë, Schwedenplatz dhe sipas policisë nga të shtënat kanë mbetur të plagosur disa persona.

Gjashtë autorë ende të paidentifikuar shkaktuan kaosin dhe policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre.

Një sulm me karakter terrorist, që vjen vetëm pak ditë pas atij në Francë ku mbeten të vrarë 3 persona.