MENU
klinika

Njerëzit kanë humbur besimin tek politika

Topalli: Vendi është afër destabilizimit për shkak të varfërisë

02.11.2020 - 21:46

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe kryetarja e “Lëvizja për Ndryshim” Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se vendi është afër destabilizimit, për shkak të varfërisë që ka pllakosur Shqipërinë.

“Nuk do thosha që kam qenë anash gjatë gjithë kësaj kohe, kam qëndruar e rezervuar,. kam menduar se është e rëndësishme që të reflektosh për çdo gjë që sillet rreth teje dhe për të reflektuar aktivitizimin tim në politikë? Pse gjatë kësaj periudhe? Ndoshta për të sjellë diçka që ndokujt nuk ia merr mendja.

Nuk rri e rezervuar, për kushtet ku ndodhet Shqipëria, ku jetohet në varfëri, e vendi im është afër destabilizimit. Është një vend i vjedhur në përmasa të frikshme, thotë Global Iniciative. Asnjë qeveri në botë nuk rri dot nëse gjysma e popullit është në varfëri”, tha Topalli.

Jozefina Topalli theksoi se njerëzit kanë humbur besimin tek politika, kurse shtoi se opozita duket disii e paaftë për të kryer misionin e saj.

“Kemi krizë të gjithanshme dhe vjen për shkak të deligjitimit të forcave politike. Për të sjellë ndryshime, ka pasur ndryshime si fenomeni Makron në Francë, Pesë Yjet në Itali, Syriza në Greqi etj.

Opozita është e paaftë për të kryer misionin e saj. Opozita, edhe kur ishte në parlament, nuk u ballafaqua dot me argumente”, deklaroi Topalli.

Topalli, tashmë e cila do të vijë në këto zgjedhje me një parti të re, “Lëvizja për ndryshim”, tha se pas një viti opozita u kujtua dhe nisi akuzat se i ishin vjedhur votat.

“Në 2017 votat janë vjedhur, s’ka dyshim. Po ato 3 forca politike ishin në qeveri (PD, PS, LSI). Në KQZ kanë shkuar përfaqësues të këtyre partive, që mos të kishin asnjë kundërshti me njëri-tjetrin. Të dy kryetarët e partive, kanë urdhëruar që të binin dakord me njëri-tjetrin, që mos të denoncohej asnjë parregullsi në zgjedhje. Kjo ishte me marrëveshjen e 2017.

Pas zgjedhjeve në fakt rezultati u votua në KQZ me urdhër të kryetarit. Nuk është lejuar asnjë ankese për zgjedhje, apo manipulimin. S’ka qëndruar në procesverbal asnjë vërejtje. Pasi kanë ndodhur të gjitha këto, opozita është kujtuar se i kanë vjedhur zgjedhjet dhe nisën betejën se “Me Edi Ramën s’ka zgjedhje”.

Opozita jo vetëm që e pranoi që të hynte në zgjedhje me Edi Ramën, por pranoi që si kryetar i komisionit të ishte një person i akuzua për manipulim me votat, Gjiknuri. Kjo se bën të besueshme, serioze situatën. Unë s’dua ta shoh demokratët të zhgënjyer dhe të pashpresë. Votat e PD u përgjysmuan. Mua më dhemb që të shoh spektrin politik pa një të djathtë. Të shoh që ka humbur betejat e saj.”, tha Topalli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN