MENU
klinika

Argjentinasi zbaton protokollin

Trajneri i kërkon fanellën, Messi nuk ia jep

05.11.2020 - 17:05

Nuk të ndodh shpesh që të vihesh përballë një futbollisti si Lionel Messi dhe aq më shumë ta takosh atë. E nga ky fat duket se ka përfituar në maksimum trajneri i Dinamos së Kievit, Mirceau Lucescu.

Edhe pse u mposht, madje me Messin që shënoi golin e avantazhit, Lucescu nuk e fshehu vlerësimin për “pleshtin” argjentinas, teksa në fund të takimit i ka kërkuar edhe fanellën.

Takimi emocionues është kapur nga kamerat, me Lucescu që i ngjitet në shpinë Messit për t’i marrë fanellën. Argjentinasi sqarohet, duke i thënë se do t’ia dërgojë te dhoma e zhveshjes, sepse këtu nuk e lejon protokolli anti-Covid.

Ende nuk dihet nëse Messi e mbajti fjalën, por gjasat janë në trend pozitiv, pasi duke parë këmbënguljen e Lucescu nuk përjashtohet mundësia që rumuni ta ketë marrë edhe pa dëshirën e argjentinasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës