MENU
klinika

La Liga, Java 9

Tre penallti kundër, Valencia shkatërron Real

08.11.2020 - 23:00

Vjen humbja e dytë e Real Madrid në këtë sezon në La Liga. Një humbje që peshon, pasi Valencia e ka mposhtu 4-1, duke mos lënë asnjë dyshim për formën e dobët që po kalojnë kampionët e Spanjës.

Real Madrid kaloi avantazh në minutën e 23-të. Benzema mposhti portierin kundërshtar me një goditje të mrekullueshme. Valencia barazoi në minutën e 30-të. Soler është paraqitur te pika e bardhë, por gjuajtja e tij është ndalur nga Courtois.

Topi ka përfunduar përsëri te këmbët e lojtarit të Valencia-s, i cili ka goditur shtyllën në tentativën e dytë për të shënuar. Topi ka përfunduar më pas në këmbët e Musah, i cili ka shënuar, por VAR ka anuluar gjithçka dhe penalltia është përsëritur. Soler është paraqitur përsëri te pika e bardhë dhe këtë herë nuk ka gabuar.

Pjesa e parë e Valencia-Real Madrid është mbyllur 2-1 në favor të vendasve. Goli i dytë i vendasve ka ardhur në minutën e 43-të dhe ka qenë një dhuratë nga Varane. Mbrojtësi i Real Madrid, në fakt, ka realizuar një autogol.

Valencia ka gjetur edhe golin e tretë kundër Real Madrid në 54’. Vendasit kanë fituar një tjetër penallti në pjesën e dytë. Te pika e bardhë është paraqitur përsëri Soler, që nuk ka gabuar.

E pabesueshme ajo që ndodhi në Mestalla. Valencia ka fituar penalltinë e tretë kundër Real Madrid, pas një prekje të topit me dorë nga Ramos në zonën e rreptësisë. Te pika e bardhë është paraqitur përsëri Soler, i cili ka shënuar përsëri dhe ka çuar shifrat në 4-1 në 63’. Kaq mjaftoi!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’