MENU
klinika

Boks

Triumfon Usyk, tani mund të duelojë me Joshua

01.11.2020 - 11:41

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve britanikun Dereck Chisora, duke siguruar të dretën të duelojë si i mandatuar nga WBO me kampionin e botës të këtij Divizioni, Anthony Joshua.

Sfida mes Usyk dhe Chisora u zhvillua në “SSE Arena Wembly” të Londrës. Kjo ishte sfida e parë e vërtetë e Usyk në peshën e rëndë, ndaj një veteran, por me përvojë në ring si Chisora, duke korrur fitoren nr.18 në karrierën e tij (nuk ka asnjë humbje).

Gjithsesi, fitorja e ukrainasit ishte e vështirë, pasi Chisora (32 fitore e 10 humbje), bëri një paraqitje të mirë në ring. Vendimi i gjyqtarëve për këtë duel ishte: 117-112, 115-113, 115-113, të tri në favor të Usyk, që qëndron i pamposhtur në ring.