MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Uzuni në stërvitje, shanse kundër Ronaldos

03.11.2020 - 17:46

Myrto Uzuni rezulton negativ dhe ka lënë karantinën. Sulmuesi i Kombëtares ka dhënë vetë lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram, teksa më pas është shfaqur edhe në fotot e klubit gjatë stërvitje për ndeshjen ndaj Juventusit.

Kështu, shqiptari vërtet humbi mundësinë të përballej me Messin në Camp Nou, megjithatë nesër ndoshta do të ketë disa minuta për t’u vënë përballë idhullit të tij, Cristiano Ronaldo.

Ndërkaq, do të ketë mundësinë t’i sfidojë yjet e futbollit botëror në formën optimale në ndeshjet e kthimit. Ky lajm për Uzunin është mjaft pozitiv edhe për Kombëtaren e Rejës, i cili do të ketë një opsion të shtuar në sulm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN