MENU
klinika

Asnjë vend njësoj me tjetrin

Vala e dytë e kufizimeve në Europë me gjeometri të ndryshme

04.11.2020 - 10:56

Gjithnjë e më shumë europianët po u nënshtrohen kufizimeve të lëvizjeve për t’i bërë ballë valës së dytë të epidemisë së COVID-19. Rikufizime të përgjithshme apo shtetrrethime, të detyrueshme apo të rekomanduara, më poshtë është një përmbledhje.

Kufizime të përgjithshme dhe të detyrueshme 

Disa vende kanë dekretuar kufizime strikte, me detyrimin për të qëndruar në shtëpi,përveç një sërë përjashtimesh:

– FRANCË: pasi vendosi shtetrrethim në zonat më të prekura nga mesi i tetorit, qeveria ngriti një nivel më 30 tetor duke vendosur një rikufizim që do të zgjasë të paktën deri më 1 dhjetor. Ndryshe nga kufizimi i pranverës, shkollat ​​mbeten të hapura dhe vizitat në shtëpitë e pensioneve janë të autorizuara.

– ANGLI: anglezët do të rikufizohen duke filluar nga e enjtja, për minimumi katër javë. Kafenetë dhe restorantet do të mbyllin dyert e tyre, përveç nëse propozojnë shitje për marrë me vete ose dërgesa. Shkollat ​​dhe universitetet do të qëndrojnë të hapura

– IRLANDË: Vendi ishte i pari në Europë që u rikufizua më 22 tetor, për gjashtë javë, me shpresën për mundur të “festojë Krishtlindjet siç duhet”. Shkollat ​​mbeten të hapura.

– UELLS: Qeveria e Uellsit ndoqi gjurmët e Irlandës më 23 tetor, për një rikufizim. Fëmijët në klasat fillore dhe disa të mesme do të vazhdojnë mësimin.

– GREQI: Selaniku, qyteti i dytë më i madh në Greqi dhe Serres (në veri), iu nënshtruan një kufizimi të përgjithshëm, duke iu bashkuar dy rajoneve të tjera në veri. Qytetarët mund të lëvizin vetëm me leje, por shkollat ​​mbeten të hapura. Pjesa tjetër e vendit është nën shtetrrethim nga mesnata deri në orën 05:00.

Kufizime të rekomanduara

Në vende të tjera, autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, por pa bërë fjalë për një detyrim:

– GJERMANI: Kancelarja, Angela Merkel nuk resht së bëri thirrje bashkëpatriotëve të saj të qëndrojnë sa më shumë të jetë e mundur në shtëpi. Ky rekomandim shoqërohet, që prej së hënës me një mbyllje të restoranteve, bareve, ambienteve sportive, kulturore dhe të argëtimit. Por, jo dyqanet.

– PORTUGALI: Duke nisur nga sot, 7,1 milion banorë, ose 70% e popullsisë portugeze, do të inkurajohen fuqimisht të qëndrojnë në shtëpi, në emër të “një detyre civile të izolimit”, me përjashtime për të punuar, për të studiuar dhe për blerje në mënyrë të veçantë.

– ZVICËR: Banorëve të kantonit të Gjenevës u është kërkuar të dalin nga shtëpitë vetë në rast nevoje. Jeta ekonomike është reduktuar ndjeshëm, me mbylljen e të gjitha bizneseve jo thelbësore. Por shkollat ​​mbeten të hapura.

– HOLANDË: Kryeministri holandez Mark Rutte njoftoi mbylljen e muzeve, kinemave, kopshteve zoologjike dhe vendeve të tjera të hapura për publikun për dy javë.

Shtetrrethim

Kufizimi i lëvizjeve tani më i përhapuri në Europë është shtetrrethimi, që është një masë kufizimi, por vetëm gjatë natës.

– SPANJË: shtetrrethim që prej 26 tetorit, nga ora 23:00deri në orën 06:00, me mundësinë që rajonet të avancojnë ose vonojnë fillimin e tij me një orë.

– ITALI: që nga 22 tetori, rajonet më të prekura (Lombardia, Campania, Lazio, etj.) kanë kaluar gradualisht në shtetrrethim, me oraret që ndryshojnë sipas rajoneve. Po konsiderohet një shtetrrethim kombëtar.

– BELGJIKE: autoritetet flasin për “izolim”, por vendi nuk i nënshtrohet kufizimeve të udhëtimit gjatë ditës. Sidoqoftë, një shtetrrethim ka qenë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00 që nga 19 tetori. Dhe që nga e hëna, të gjitha bizneset jo thelbësore janë mbyllur dhe puna nga shtëpia është bërë normë, kudo që është e mundur.

– REPUBLIKA ÇEKE: shtetrrethim nga ora 21:00 deri në orën 04:59, që nga data 28 tetor. Dyqanet duhet të mbyllen në orën 20:00 dhe të dielave. Bizneset duhet të kalojnë në punë nga shtëpia sa më shumë që të jetë e mundur.

– AUSTRI: shtetrrethimi që prej të martës nga ora 20:00 deri në orën 06:00. Muzetë, teatrot, kinematë, pishinat janë mbyllur. Dasmat, festat e ditëlindjeve dhe tregjet e Krishtlindjeve janë anuluar.

– SLLOVAKI: shtetrrethim nga ora 011:00 deri në 05:00 që nga 24 tetori.

– SLLOVENI: shtetrrethim që nga 20 tetori, nga ora 21:00 dhe 06:00.

– LUKSEMBURG: shtetrrethim orës 23:00 dhe 06:00 që nga 23 tetori.

– KOSOVË: Njoftimi i së hënës për një shtetrrethim të kufizuar për pensionistët mbi 65 vjeç, të cilët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm nga ora 06:00 deri në orën 10:00 dhe ndërmjet orës 16:00 dhe 19:00.

– TURQI: Presidenti Rexhep Tajip Erdogan njoftoi të martën se restorantet, vendet kulturore dhe shumica e bizneseve duhet të mbyllen tani para orës 22:00.