Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me disa pamje nga LungoMare2 në Vlorë.
Rama ka publikuar pamje nga Lungomare2 dhe shkruan se po zgjatohet shëtitorja përmes plazhit publik me 5 yje, me dy pishina, një për të rritur e një për fëmijë.
Ndër të tjera kryeministri ka bërë me dije se edhe LungoMare2 është i projektuar nga arkitekti i famshëm belg, Xavier de Geyter, autori i LungoMare1 dhe i Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë.
“MIRËMËNGJES dhe me VLORËN, ku po merr formë LungoMare2, me zgjatimin e shëtitores, përmes një plazhi publik me 5 yje, me dy pishina, një për të rritur e një për fëmijë, sipërfaqe ranore, parkim nëntokësor dhe një shkallare spektakolare, sipas projektit të ideuar nga arkitekti i famshëm belg, Xavier de Geyter, autori i LungoMare1 dhe i Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, i cili së shpejti do të prezantojë edhe projektin e Sheshit të Flamurit ju uroj një të dielë të bukur,” shkruan Rama.