MENU
klinika

Women Champions League

Vllaznia e femrave mëson rivalen e turit të dytë

06.11.2020 - 12:59

Vllaznia e femrave në futboll arriti një rezultat të shkëlqyer në kualifikueset e turit të parë të Ligës së Kampionëve, teksa eliminuan kampionet e Turqisë, ALG Spor Kulubu. Vajzat shkodrane bënë një paraqitje historike.

Ato nuk u dorëzuan për asnjë moment edhe kur ishin në disavantazh 2-3, ndërsa barazuan në minutën e 118, teksa më pas u treguan më të sakta nga pika e bardhë. Kështu, aventura europiane e vajzave kuqeblu vazhdon ende dhe ditën e sotme kanë mësuar kundërshtarin e radhës.

Bëhet fjalë për një tjetër ekip kampion siç janë ato të FC Minsk, ekipit bjellorus. Sigurisht, vështirësia rritet në turin e dytë, megjithatë pozitive është fakti se ndeshja do të luhet sërish në “Loro Boriçi”, ndërsa mbetet për t’u vendosur nëse do të luhet më datë 18 apo 19 nëntor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN