MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 2

Vllaznia fiton në Korçë dhe kryeson e vetme

08.11.2020 - 18:55

Vllaznia e mbyll javën e dytë të Kategorisë Superiore si kryesuese e kampionatit. Skuadra shkodrane ka përsëritur sot suksesin 2-0 si ndaj Apolonisë, këtë herë duke mundur Skënderbeun dhe e sheh veten si e vetmja skuadër me pikë të plota në startin e këtij kampionati.

Shkodranët kanë bërë gjtihçka mirë në Korçë, duke fituar falë dy golave të shënuar në pjesën e parë të sfidës, me autor Dilaver dhe Da Silva. Ekipi i Brdariç vuajti në fillim të sfidës, por më pas rriti ritmin e lojës dhe ia doli që të shënonte dy golat që i dhanë qetësi.

Ekipi verior tashmë e sheh veten në vendin e parë me një start shumë të mirë, ndërsa nga ana tjetër Skënderbeu e sheh veten se ka shumë punë për të bërë. Sidomos  sa i përket eksperiencës së të rinjve që ka në përbërje, pasi ajo bëri diferencën ne takimin e sotëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’