MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 1

Vllaznia nuk fal në nisje, Teuta ndalet në Durrës

04.11.2020 - 18:44

Vllaznia i ka bërë nisje shumë të mirë sezonit të ri. Pas fitores 7-0 në Kupën e Shqipërisë, shkodranët e nisën mbarë edhe Superligës, duke triumfuar 2-0 në “Loro Boriçi” ndaj Apolonisë. Tri pikë me shumë vlerë për shkodranët që në start.

Të dy golat për kuqeblutë u shënuan në pjesën e dytë. Boshnjaku Dilaver gjeti të parin në minutën e 55-të, i dndohur shumë pranë portës. Ndërsa blindoi fitoren Dunga në minutën e 83-të, teksa gjendet i lirë në zonë dhe nuk fal.

Në ndeshjen tjetër të orës 16:45, Teuta dhe Skënderbeu ndanë nga një pikë në barazimin 1-1. Ishin vendasit durrsakë ata që realizuan të parët me Hebajn në minutën e 10 pas një devijimi në qendër të zonës me kokë.

Por në minutën e 34-t, pas një dalje të gabuar të portierit Frashëri, Meksi përfiton dhe barazon shifrat në 1-1. Ndeshje ishte e luftuar deri në fund, por nuk pati më gol. Teuta duket sikur lë 2 pikë në start, ndërsa Skënderbeu i fituari më një të tillë si ndeshje transferte dhe me shumë të rinj në përbërje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 1

Tirana e nis si kampione, thyhet Partizani