07.11.2020 - 11:42
Autori dhe ish-ushtaraku vlonjat Petrit Menaj nuk jeton më. Lajmin e bëjnë të ditur familjarët e tij.
Petrit Menaj ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, si pasojë e një ataku kardiak, mëson newsbomb.al. Për të gjithë të afërmit dhe miqtë, varrimi i tij do të bëhet sot në orën14.00.
Ai është autor i disa libriave, një prej tyre “Sazani pararojë që s’fjeti kurrë”. Petrit Menaj ka shërbyer në ishull si oficer karriere dhe për këtë ka marrë vlerësim nga Shoqata Atdhetare Sazani. Ish-ushtaraku vlonjat është angazhuar edhe në luftën e Kosovës, deri në çirimin e saj.