MENU
klinika

Lojtaret e Kombëtares

Volejbolli nuk lejohet në Shqipëri, ikin në Kosovë

05.11.2020 - 16:49

Sezoni sportiv 2020-2021 në volejboll nuk do të nisë dhe rrezikon të anulohet përfundimisht. Ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqënies Sociale i ka kthyer përgjigje negative federatës për fillimin e kampionatit.

Federata Shqiptare e Volejbollit shprehu keqardhjen dhe indinjatën e saj. Sipas federatës, janë hapur e funksionojnë palestrat e “fitness”-it, qendrat tregtare, transporti publik, baret, restorantet, shkollat, kinematë, ndërsa volejbolli, që luhet në një hapësirë 800 metra katrorë dhe lojtarët janë të ndarë nga njëri-tjetri në një fushë 162 m2, nuk lejohet.

FSHV përmend faktin se ka një kontrast të plotë me Evropën, ku po luhet volejboll, duke filluar nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, për të kulmuar me Italinë, që është edhe epiqendra e “Covid-19” në kontinent.

Volejbolli në Shqipëri prej më shumë se 8 muajsh ka ndalur të luhet si sport, pasi konsiderohet i “rrezikshëm” për përhapjen e pandemisë Covid-19. FSHV-ja ka kërkuar disa herë që të nisë kampionati i ri (i vjetri u mbyll pa fitues) nën masa të rrepta sigurie, por Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni Teknik i Ekspertëve ka refuzuar.

Për pasojë, duke qenë se në Shqipëri nuk ka aktivitet, volejbollistet kuqezi po shohin mundësinë e aktivizimit në Kosovë, ku ky sport lejohet. Orët e fundit, dy lojtarë të skuadrës Agroturizëm Huqi kanë rmosur për kosovaret e Ferizaj Volley. Bëhet fjalë për Sara Hasku dhe Xhovana Kaçorri, që luajnë edhe me kombëtaren kuqezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN