MENU
klinika

Ish-presidenti serb komenton dialogun

“Vuçiç do që ta zgjasë përjetësisht dialogun me Kosovën”

01.11.2020 - 11:26

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, kryetar i socialdemokratëve serbë, ka vlerësuar se mospërmbushja e Marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, “është arsyetim i jashtëzakonshëm për presidentin Vucic që përjetësisht të zgjasë bisedimet për Kosovën ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.’

Tadiq ka thënë se Vucicit i komvenon më së shumti mospërmbushja e marrëveshjes sepse kjo do t’i zgjasë atij “arsyetimet përpara bashkësisë ndërkombëtare”. Duke folur në një televizion të pavarur në Serbi, N1, ish-presidenti serb Tadiq i ka cilësuar bisedimet në Bruksel si “dialog i të shurdhërve” meqë sipas tij pak kush ka qasje në përmbajtjen e dialogut, që “i mundëson të dyja palëve të japin pasqyrë të shtrembëruar të tij”.

“Më duhet të zbardh edhe një dimension të ndërlidhur me aspektin famoz të Komunave Serbe që është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit që në vitin 2013. Njerëzit nuk i kushtojnë rëndësi faktit  se mospërmbushja e kësaj pjese të marrëveshjes i konvenon pushtetit të Vucicit. I konvenon sepse gjithmonë mund të japë arsyetime përpara bashkësisë ndërkombëtare se përse duhet të zgjatet dialogu  për Kosovën dhe se premtimi që ka dhënë se do të jetë më i hapur për bisedë në çështje të caktuara dhe të ndjeshme të statusit të Kosovës se sa kam qenë unë, ose qeverisja jonë, mund të zgjatet në pakufi dhe kjo i konvenon attij. Tema e mospërmbushjes së marrëveshjes së Asociacionit të Komunave Serbe për të është një arsyetim i jashtëzakonshëm pse përjetësisht mund të bisedohet ende në temën e Kosovës ndërmjeti Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Boris Tadiq.