Jeta personale e Young Zerkës ditët e fundit ka qenë në fokus të mediave, pavarësisht se këngëtari nuk preferon të japë deklarata e të prononcohet tek kjo pjesë.
Pak kohë parë Zerka u përfol se i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me Ronela Hajatin e kjo duket se është e vërtetë.
I ftuar në “Shiko kush luan”, Zerka pranoi se është beqar dhe këtë e konfirmoi edhe mikesha e tij, Fifi.
Gjatë një pyetësori Zerka u pyet gjithashtu nëse kënga e tij e fundit “Konflikt” është dedikim dhe këngëtari e mohoi këtë. Fifi e kundërshtoi duke thënë se këtë këngë e kanë shkruar bashkë dhe la të kuptohet se janë frymëzuar nga ndarja e Zerkës me Ronelën.
I pyetur rreth bisedës së fundit me Ronelën në Whats App ai tregoi se i kishte fshirë të gjitha, së bashku me numrin.
“I ke fshirë të gjitha”- pyeti Luana, teksa ai shtoi: “Po, po i kam fshirë të gjitha nuk kam lënë më asgjë!”
Me këtë përgjigje ai ka lënë të kuptohet se pas ndarjes nuk kanë mbetur as miq dhe i kanë hedhur pas të gjitha!
Ndërkohë mos të harrojmë se gjatë kësaj jave, për këngëtarin u tha se ka nisur një lidhje me Kiara Titon. Sa i përket këtij thashethemi, nuk është aspak i vërtetë pasi dyshja janë çift vetëm në lojë.