Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka dhënë një mesazh sensibilizues në anglisht dhe shqip për qytetarët.
Kim thotë se në këtë situatë pandemie të gjithë janë bashkë dhe të gjithë duhet të mbajnë maskë.
Ajo thotë see mban maskën pasi do të mbrojë familjen e kolegët, si dhe është mirënjohëse për mjekët, infermierët dhe shkencëtarët.
”Sepse jam mirënjohëse për çdo sakrificë të bërë nga mjekët, infermierët dhe shkencëtarët deri tani, sepse kujdesem për familjen dhe kolegët, sepse në këtë jemi të gjithë bashkë.
Maska ime për ty. ”- tha Kim.
Show you care – wear a mask! #MaskaImePerTy pic.twitter.com/AKiX3WfEZb
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 6, 2020