MENU
klinika

"Do të jetojmë me këtë virus deri në fund të jetës sonë!"

Zbuluesi më i mirë i viruseve jep lajmin e keq mbi Covid-19

27.11.2020 - 12:25

Epidemiologu Ian Lipkin është një nga zbuluesit më të mirë të viruseve në botë. Ai ka identifikuar mbi 1500 të tillë në karrierën e tij, përfshirë këtu virusin e Nilit Perëndimor, një patogjen me origjinë në Afrikë që mbërriti në Amerikë përmes trafikut të paligjshëm të kafshëve.

Në një intervistë për “El Pais”, Ian Lipkin, i cili sot drejton Qendrën e Infeksionit dhe Imunitetit në Universitetin e Kolumbias, paralajmëron njerëzit se virusi do të jetë mes nesh edhe pas daljes së vaksinës.

Kur u pyet se kur do të përfundojë kjo pandemi, eksperti u përgjigj: “Do të jetojmë me këtë virus deri në fund të jetës sonë. Nuk do të zhduket. Duhet të vaksinojmë të porsalindurit përgjithmonë. Do të jetë problem i vazhdueshëm. Nuk besoj se jeta do të kthehet në normalitet të plotë”.

Sipas tij, kur të nisë vaksinimi masiv do të ulet shumë niveli i infeksioneve.

“Vaksinat, bashkë me imunitetin që do të krijohet, do të bëjnë që në vitin 2022 të shikojmë një ulje drastike të numrit të viktimave. Por, virusi do të mbetet mes nesh, pasi ka shumë kafshë në të gjithë botën që do të shërbejnë si rezervuar për të”, theksoi Lipkin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”

“Ka një kurë”, kompania nga Kalifornia ngjall shpresa

“Kemi zbuluar një antitrup që bllokon 100% koronavirusin”