MENU
klinika

''Jo njeri tjetër!''

Zgjedhjet e LSI, voton Kryemadhi: Maska? Vetëm partia ma mbledh

21.11.2020 - 12:47

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas votimit në zgjedhjet brenda partisë që do përcaktojnë strukturat drejtuese të kësaj force politike. 

Në një prononcim për mediat, ndërsa u pyet nga gazetarët lidhur me mbajtjen e maskës, Kryemadhi tha “vetëm partia ma mbledh dhe askush tjetër”, duke shtuar se shqiptarët nuk i mund as koronavirusi e as diktatura.

“Sot unë dhashë si të gjithë anëtarët e tjerë të LSI. Ndjej kënaqësi që në listën për delegate shikoj shumë gra, dhe të rinj që i janë bashkuar LSI gjatë kohës së opozitës. Unë sot kandidoj për t’u riemëruar, por po pres me padurim zgjedhjen e strukturave drejtuesve që do dalin nga ky proces, që do drejtojnë LSI-në në misionin kombëtar për t’u dhënë shqiptarëve punësim, arsimin e merituar, dhe standard jetese. Doja të kisha një përgëzim për votimin online, që ka qenë i jashtëzakonshëm, edhe për shumë të rinj dhe të reja që janë në emigracion dhe do të kthehen. Jam i lumtur për ata të rinj që kanë pushtuar zyrat e LSI me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe. Ekipi i LSI me studentët e LRI i kanë dhënë mesazh politikës shqiptare. Për të realizuar zgjedhje të lira do të thotë të duash vendin tënd. Rinia shqiptare jo vetëm është energjia, është zemra e popullit shqiptar”, u shpreh Kryemadhi.

MASKA 

Partia ma mbledh nuk ma mbledh njeri tjetër. Sërish vazhdoj të mendoj se maska është një element që njerëzit duhet ta mbajnë se besojnë jo se i kërcënojnë. Shqiptarët nuk i mund as koronavirusi, as diktatura. Shqiptarët brenda vetes së tyre kanë dashurinë, solidaritetin, dhe mbi të gjitha lidhjen dhe forcën me njëri-tjetrin.

PLATFORMA ONLINE

Jemi forca e parë politike që kemi krijuar votimin elektronik, një anëtar një votë që në 2004, jemi të parët që kemi krijuar kuotat gjinore 50 për qind, dhe përfshirjen në 30 për qind të LRI në strukturat drejtuese. Në kuadrin e pandemisë ne e kishim të domosdoshëm. Kjo gjë na dha mundësinë për t’u ristriktuaruar. Ky proces tregoi që njerëzit janë të etur për të pasur një përfshirje, për të qenë vendimmarrës, dhe jo për të lënë fatin e tyre në dorën e një kupole njerëzve. Ne jemi gjithmonë zgjidhja e problemit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryetarja e KQZ në LSI shpjegon procesin. Ka një njoftim për anëtarët!

Zgjedhjet në LSI: Votimi ka filluar në të 51 qendrat e votimit