MENU
klinika

The Economist

Zgjedhjet në SHBA/ Si Trump i kaloi pritshmëritë, ndërsa Biden…

04.11.2020 - 09:12

Sondazhet sugjeruan që Joe Biden do të fitonte Shtëpinë e Bardhë bindshëm. Në vend të kësaj, Biden nuk i dha Trump goditjen që shpresonte në shtetet e mëdha që votuan për Trump në 2016, por që Demokratët kishin shpresuar të merrnin.

Sipas mediave Biden ka humbur në Florida, Ohio dhe Teksasi.

Megjithëse Trump kryeson zgjedhjet aktuale në Wisconsin dhe Miçigan, ato shtete kanë ende një numër të madh fletëvotimesh postare, të cilat pritet të favorizojnë Biden shumë.

Pra Biden mund të fitojë kështu zgjedhjet duke mbajtur shtetet  ku Hillary Clinton fitoi në 2016 dhe duke marrë Wisconsin dhe Micigan.

Me fjalë të tjera, Biden ende mund të fitojë zgjedhjet edhe nëse ai humbet Pensilvaninë, parë prej kohësh si shteti më vendimtar.

Biden u përpoq të parandalonte çdo përpjekje të Trump për të deklaruar veten fitues, duke përgatitur mbështetësit për një numërim të gjatë. “Ne besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje … Nuk do të mbarojë derisa të numërohet çdo votë.” Pas pak, presidenti u kundërpërgjigj: “Ky është një mashtrim i madh për kombin tonë”.

Gara për kontrollin e Senatit mbetet për t’u parë, por shpresat e Demokratëve po zbehen. Kandidatët republikanë janë shpallur fitues në Karolinën e Jugut, Kansas, Kentucky, Misisipi dhe Iowa dhe kryesojnë në Karolinën e Veriut. Demokratët mbajtën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, siç pritej.

Me garën presidenciale në ajër, përfundimet e vetme të prera që mund të nxirren në këtë fazë janë që Trump po i kalon pritshmëritë, dhe se rezultati i zgjedhjeve pothuajse me siguri nuk do të dihet derisa të mbarojnë numërimet.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Economist/ konica.al