MENU
klinika

Trump apo Biden?!

Zgjedhjet SHBA 2020/ Kush e ka rrugën më të lehtë drejt fitores?

04.11.2020 - 21:25

Ka kaluar një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në SH.B.A. dhe vendimi për një fituesi është ende larg. Ndërsa fletëvotimet nga më shumë se 160 milion amerikanë vazhdojnë të numërohen, megjithatë, një kuadër ka filluar të vihet në fokus.

Donald Trump tashmë ka deklaruar në mënyrë të rreme fitoren dhe akuzoi kundërshtarët e tij për mashtrim elektoral. Ai ka hedhur një seri postimesh në internet duke e cilësuar procesin zgjedhor si të dyshimtë dhe duke pretenduar se kundërshtarët e tij po ‘shpikin’ vota. Gjithsesi ka akoma miliona vota të hedhura në formë shumë të rregullt që janë ende në procesin e numërimit.

Gara kombëtare po vlon vetëm në një pjesë të vogël të shteteve: Arizona, Nevada, Georgia, Ëisconsin, Michigan dhe Pennsylvania.

Ja se çfarë duhet të bëjnë kandidatët për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Si mund të fitojë Biden?

Ta themi thjesht, demokratit, Joe Biden thjesht i duhet të ruajë epërsinë që mban aktualisht në Arizona, Nevada, Ëisconsin dhe Michigan. Nëse e bën atë, ai arrin 270 vota elektorale, minimumi i nevojshëm për të marrë Shtëpinë e Bardhë.

Në dy nga ato shtete, Michigan dhe Ëisconsin, Biden kaloi përpara Trump me votat në orët e para të mëngjesit ndërsa u numëruan fletët e votimit me postë. Situata atje është vendosur në favor të tij.

Biden ka patur epërsi të qëndrueshme në Arizona me më shumë fletëvotime poste për të numëruara

Diferenca në Nevada është vetëm disa mijëra vota, por të gjitha votat e ditës së zgjedhjeve që kanë favorizuar republikanët janë numëruar dhe kanë mbetur vetëm votat me postë që favorizojnë demokratët.

Për momentin, Biden duket se e ka rrugën drejt presidencës më të lirë.

Si mund të fitojë Trump?

Ashtu si Biden, për të mbajtur Shtëpinë e Bardhë Trump duhet të mbajë të njëjtat ritme në shtetet kryesore të mbetura ku ai ka një epërsi. Në rastin e tij, kjo është Pensilvania dhe Xhorxhia. Pastaj, Republikani duhet të fitojë të paktën në një nga ato shtete të lartpërmendura ku Biden ka epërsi.

Në Nevada rezultati mes tyre është shumë, shumë afër. Nuk do të duhej shumë për të zhvendosur rezultatin në favorin e Trump. Nëse fletët e votimit me postë të mbërritura me vonesë dhe të hedhura në ditën e zgjedhjeve, por që mund të dorëzohen më pas, rezultojnë të jenë nga të pavarurit ose republikanët me prirje ndaj Trump, jo nga demokratët siç pritej, rezultati për presidentin mund të ndriçohet në mënyrë të konsiderueshme.

Arizona është një tjetër zonë mundësie për presidentin. Ashtu si Nevada, kanë mbetur vetëm fletëvotimet me postë për tabela. Shteti ka një traditë më të theksuar të votuesve postarë, megjithatë, dhe Demokratët e Arizonës nuk kanë treguar të njëjtin lloj përparësie në ato fletëvotime si ato në Nevada. Favorizimi i Biden në Arizona është shumë më i madh se diferenca e tij me Trump në Nevada, por ekziston edhe mundësia e ndryshimeve më të mëdha.

Sa për Wisconsin dhe Michigan, të dy ato shtete po shkojnë në drejtim të gabuar për presidentin. Ndërsa Trump mund të ketë shpresë në ato beteja Midwest, numrat po largohen prej tij. Dhe në Wisconsin, pothuajse të gjitha fletët e votimit janë numëruar.

Plani favorizues i Biden

Rrugëtimi i Trump për në Shtëpinë e Bardhë mund të mbështetet prioritetin e tij në Pensilvani dhe Xhorxhia, por kjo nuk do të thotë që ai është i sigurt në asnjërin prej këtyre shteteve. Votat e mbetura për t’u numëruar në Xhorxhia janë nga qarqe shumë demokratike përreth Atlantës.

Në Pensilvani, kanë mbetur më shumë se një milion fletëvotime me postë pa numuruar. Edhe pse Trump ka një epërsi më të madhe në Keystone State, tendencat e numërimit të votave që çuan Biden përpara në Wisconsin dhe Michigan mund të luajnë edhe vetë atje.

Nëse Biden mund të marrë Pensilvaninë, ai mund të përballojë humbjen në Arizona dhe Nevada. Nëse Demokrati merr Xhorxhian, ai mund të humbasë njërën ose tjetrën.

Me fjalë të tjera, ndryshe nga Trump, Biden ka një numër opsionesh të ndryshme për të arritur në fitoren presidenciale. Mund të jenë më pak të realizueshme por gjithsesi janë shumë reale.

Një përballje ligjore po afrohet

Pavarësisht nga rezultati përfundimtar, ai që dikur ishte një skenar makthi po merr formë, me Biden që pretendon se ai është drejt fitores dhe Trump që lobon në akuzat për mashtrim të votuesve dhe vjedhje elektorale pa siguruar asnjë provë.

Është një situatë për të ardhur keq dhe një betejë e zgjatur në gjykatë, e cila mund të nxisë palën humbëse të ndjehen të zemëruar dhe të mashtruar. Fushata e Trump tashmë ka njoftuar se ata do të kërkojnë një rinumërim në Wisconsin. Megjithëse rezultatet përfundimtare nuk dihen, ajo që është e qartë natën e zgjedhjeve është se SHBA vazhdon të jetë një komb i ndarë ashpër. Votuesit amerikanë nuk e hodhën poshtë Trump po ashtu ata nuk i dhanë atij miratimin e zhurmshëm që presidenti kishte shpresuar.

Në vend të kësaj, linjat e betejës janë tërhequr dhe lufta politike do të vazhdojë pa marrë parasysh se kush fiton në këto zgjedhje të veçanta.

Përkthyer dhe përshtatur nga: BBC/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN