MENU
klinika

Digjen mbi 10 hektarë pyje

Zjarr i madh në parkun kombëtar të Qafshtamës!

08.11.2020 - 10:12

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyjet e parkut kombëtar te Qafshtamës.

Zjarri deri tani ka djegur mbi 10 hektare pyje, ndërsa flakët kanë ardhur nga ana e Burrelit dhe vijojnë në drejtim të qendrës së kampit ku ka disa lokale e bujtina.

Edhe pse zjarri ka rënë pasditen e djeshme agjencia e zonave të mbrojtura në Durrës e cila ka varësi parkun ka ndërhyrë vetëm mëngjesin e sotëm për të shuar zjarrin.

Ndërhyrja e zjarrfikëseve është e pamundur pasi terreni është i thyer dhe nuk ka rrugë për të shkuar në vend.

Zjarri ka filluar nga ana e Burrelit dhe tashme ka dalë nga ana e Krujes, vijon me shpejtqsi drejt qendrës së Qafshtames