MENU
klinika

NBA

Zyrtarizohet data e nisjes së sezonit të ri

10.11.2020 - 11:30

Tashmë është zyrtare! Kampionati më spektakolar i basketbollit, NBA, do të rikthehet më 22 dhjetor. Është ky vendimi i marrë së fundmi nga drejtuesit e lartë të NBA dhe sindikatës së lojtarëve, të cilët zgjodhën të martën e 22 dhjetorit si datën e fillimit të sezonit 2020-2021 të NBA.

“NBA dhe Sindikata e lojtarëve njoftojnë se ata kanë arritur një marrëveshje në parim për fillimin e sezonit 2020-2021, si dhe rregullime të disa dispozitave të marrëveshjes aktuale kolektive të ndikuara nga pandemia e Covid-19,” – thuhet në njoftimin e shpërndarë nga NBA.

Secila skuadër do të luajë 72 ndeshje të sezonit të rregullt, me shortin që do të hidhet në ditët e ardhshme. Skuadrat që duan të ndërhyjnë në merkato mund të transferojnë lojtarë duke nisur nga 20 nëntori deri më 20 dhjetor, ndërkohë që stërvitjet ekipet e NBA do t’i nisin me 1 dhjetor.

Ndërkaq lajme të mira për skuadrat, pasi lojtarët kanë rënë dakord të ulin pagën me 18% për të kompensuar humbjen e të ardhurave të vlerësuara në 40% pas zhvillimit të kompeticionit të shkuar pas dyerve të mbyllura. Kjo ulje do të zgjasë për dy sezone.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN