MENU
klinika

Finalizimi i Brexit

13 gjëra që do të ndryshojnë për britanikët pas 1 janarit

24.12.2020 - 18:07

Britania e Madhe dhe BE-ja kanë arritur më në fund një marrëveshje tregtare Brexit.

Të dy palët ranë dakord për një pakt pak para Krishtlindjeve pasi humbën afatet në tetor dhe nëntor.

Periudha e tranzicionit përfundon në 11:00 në 31 Dhjetor, duke sjellë një fund të përhershëm të shumë rregullave dhe të drejtave të BE-së për qytetarët.

Më poshtë janë të listuara të gjitha gjërat që do të ndryshojnë për qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht nga marrëveshja e Brexit.

1. Nuk do të kenë më të drejtë që të jetojnë dhe punojnë në BE

2. Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar mund të bllokohen nga udhëtimet në BE për shkak të koronavirusit

3. Duhet të rinovojnë pasaportën gjashtë muaj më herët dhe të paguajnë për të vizituar BE-në nga 2022

4. Mund të përballen me radhë të gjata në kufi, për shkak se do të shtohen procedurat e kalimit kufitar

5. Ata që drejtojnë një biznes, ka shumë dokumente të reja

6. Ata që merren me transport detar, do të përballen me rregulla të reja

7. Duhet të paguajnë më shumë para për të marrë kafshët shtëpiake me vete në udhëtim

8. Sigurimi juaj automatik i shëndetit do të marrë fund

9. Tashmë do të rikthehen tarifat e roamingut të telefonisë celulare për ata që shkojnë me pushime në vendet e BE-së

10. Duhet një leje e veçantë për të drejtuar makinën në BE

11. Do të bllokohen nga disa faqe në internet, që kanë të drejtë t’i aksesojnë vetëm qytetarët e BE-së

12. Rezervuesit e paketave për pushime do të kenë më pak mbrojtje ligjore

13. Mund të mos jenë në gjendje të marrin ushqime me vete gjatë udhëtimeve

Por të paktën do të jenë në gjendje të bëjnë pazar pa taksa!