MENU
klinika

"Do diskutojmë brenda partisë..."

A do kandidojë sërish për kryeministër? Hoti përgjigjet

22.12.2020 - 15:54

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për herë të parë që pas rrëzimit të qeverisë së tij nga Gjykata Kushtetuese.

Në një konferencë për media, Hoti ka bërë thirrje që të mos shpërndahet Kuvendi pa u miratuar buxheti për vitin 2021.

“Ne do të vazhdojmë të kryejmë detyrën tonë. Është obligim kushtetues që të shpallim datën e zgjedhjeve brenda afatit kushtutes. Ne do t’i kryejmë obligimet tona. Do të jemi në krye të detyrës për tu marrë me obligimet qe i kemi karshi qytetarëve të vendit. Për të cilët kemi treguar rezultate të mira. Kuvendi të mos shpërndahet pa u miratuar buxheti për vitin 2021”, tha Hoti.

Ai u pyet më tej nëse do të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

“Sigurisht do të diskutojmë brenda strukturave të partisë, për të marrë një vendim. Por, jemi në pozicion të mirë, duke pasur një bagazh të punëve të mira që i kemi bërë”, ka thënë Hoti.