MENU
klinika

Flet për herë të parë këngëtari

A ishte “diss” freestyle i shumëpërfolur i Capital T?

16.12.2020 - 10:42

Vijon buja e intervistës dhe freestyle-t të Capital T në “Gjoni Black”. Së pari, a ishte ai “diss” për Mozzik apo jo?

“Ma reper se ti është Lori” është fjalia që bëri lëmsh rrjetin, teksa i kontaktuar nga “iconstyle.al” Capital T preferoi mos të flasë rreth kësaj. Ai tha se çfarë ka patur për të thënë e ka thënë në emision, as duke i mohuar e as duke i pohuar zërat.

Më pas një sërë stusesh nga dy reperët që dukeshin si kundërpërgjigje ndaj njëri-tjetrit na futën në dyshime. Teksa ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, Capital T është pyetur rreth kësaj teme.

“A ishte diss freestyle i shumëpërfolur?” pyet fansi, teksa Capital T ka shkruar vetëm “Thashetheme”, duke e shoqëruar edhe me një emoji duke qeshur me lot.

Sakaq, shumë prej ndjekësve të emisionit kanë komentuar në videon e publikuar në You Tube se në fakt ky freestyle ka qenë i regjistruar dhe jo live, duke e akuzuar reperin se ka përdorur autotune.

Mirëpo ai i ka mohuar këto zëra duke shkruar se ka qenë live dhe nuk ka patur mundësi dhe as ndonjë mënyrë për të ndryshuar CD. Gjithsesi, këto aludime ai thotë se janë prodhuar nga “zilia”.

Në sektorin e komenteve fansave janë ndarë në dy kampe, ata që e kanë pëlqyer shumë freestyle-n dhe ata që janë zhgënyer pasi mendojnë se ka qenë playback.