MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A shkakton ekzema e duarve dëmtim të thonjve?

17.12.2020 - 10:26

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:A shkakton ekzema e duarve dëmtim të thonjve?

Mjeku: Ekzema kronike e duarve dhe kembeve mund te coje ne demtime te thonjve. Sa me shpesh dhe sa me shpejt te demtohet cutikula dhe buzet laterale te thonjve, kjo con ne carjen, thyerjen dhe trashjen e thonjve. Disa autore kete e kane quajtur dhe eczema e thonjve. Sa me shpejt dhe mire te kurohet eczema me pomade me baze kortizoni aq me shpejt do te fillojne dhe permisimet e thonjve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.