MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A trashëgohet demenca?

30.12.2020 - 10:52

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A trashëgohet demenca?

Mjeku: Arsyet janë nga më të ndryshmet. I mëshohet fort një faktori gjenetik, në kuptimin e asaj që nëse prindi vuan nga demenca, predispozita që edhe fëmija të trashëgojë të njëjtën gjë është shumë e lartë. Arsye tjetër e demencave janë edhe faktorët e riskut vaskularë, si tensioni, diabeti, cigarja, alkooli, jeta sedentare etj. Ulja e mprehtësisë shqisore, e dëgjimit apo e të parit, tregon gjithashtu për një vjetërsim të sistemit nervorë, sidomos të kores së trurit, dhe në këto raste manifestohet me shenjat e demencës. Niveli i ulët arsimorë/ intelektual në kuptimin varfërisë është gjithashtu një tjetër faktor, por kjo nuk do të thotë që prek vetëm të varfrit, pasi ka pasur figura të njohura të politikës dhe historisë, që nuk kanë qenë as të varfër dhe as të ulët intelektualisht, dhe kanë manifestuar shenja të demencës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.