MENU
klinika

Dy në kërkim

Aksion antidrogë në Vlorë, 28 të arrestuar

14.12.2020 - 10:26

Një aksion antidrogë është zhvilluar në Vlorë ku 28 persona janë arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe kultivim.

Rrjeti ka qenë në survejim prej disa kohësh dhe policia lokale ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kanabis.

Aksioni ka nisur që dje dhe vazhdon ende.

Deri në këto momente janë arrestuar 28 persona dhe dy janë në kërkim. Aksioni është përqendruar në qytetin e Vlorës, fshatrat e tij, Himarë, Gjirokastër dhe Sarandë.

Në aksion ka marrë pjesë i gjithë personeli i drejtorisë dhe komisariatit të Vlorës.