MENU
klinika

"Isha i vetmuar..."

Aleks Seitaj flet për fëmijërinë: Nuk kisha lodra se ishim të varfër

14.12.2020 - 10:38

Aktori i njohur i humorit, Aleks Seitaj ka rrëfyer për herë të parë për varfërinë,  në emisionin ‘E Diell’.

Ai tha se në fëmijërinë e tij ka qenë një fëmijë i vetmuar, ku kishte vetëm një shall. Shalli zëvendësonte çdo lodër për Aleksin. Nga ajo kohë, me atë shall i është zhvilluar imagjinata, e cila është një ndër gjërat që ndikoi edhe në profesionin që ai ka aktualisht ditën e stome.

 “Mbaj mend që në fëmijërinë time kam qenë një fëmijë i vetmuar dhe kisha një shall. Nuk kisha lodra se ishim të varfër dhe atë shallin unë e përdorja si makinë, si tapet fluturues dhe që nga ajo kohë, vetëm me atë shall që na gjendej, kam përshtypjen që mu zhvillua imagjinata, që është një nga gjërat që ndikoi në profesionin që unë kam sot. E kam ende  shallin. Ishte shalli i mamasë time. Janë disa gjëra të pajës së mamasë, përfshirë dhe robdishanin që kam në sketche, që janë për muze. Pavarësisht se babin e dua shumë, më duhet të them se luaja me mamin, zakonisht bënim lojëra ‘mos u nxeh’, por mbaj mend dhe që kam parë shumë filma me mamin”,-u shpreh Aleksi.

Kujtojmë që rreth tre vite më parë, Aleksi ka rrëfyer dhe kohën kur është bullizuar, deri në atë formë, sa ka menduar dhe vetvrajen.

Pasi ka kaluar këtë fazë të vështirë, Aleksi përpiqej të ndihmonte të gjithë ata të rinj, që ndodheshin në të njejtën situat.

Aktori i humorit ka marrë shumë famë edhe në rrjete sociale me skeçet e tij të famshme me rolin e mamasë, ku në secilën prej tyre të gjithë ne kemi gjetur diçka të ngjashme me nënat tona.