MENU
klinika

"E vështirë t’i ruhesh Covid-19!"

Alimehmeti: Po jetove në Tiranë është thjeshtë çështje kohe

07.12.2020 - 13:33

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar sot në “Wake Up” ku foli edhe për infektimin e tij me koronavirus.

Alimehmeti bëri të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, teksa shtoi se në këto përmasa që është përhapur Covid në Tiranë, është e vështirë të ruhesh.

“Sado të bësh rezistencë, është thjeshtë çështje kohe, herët apo vonë, nuk është çështje rezistence. Është thjeshtë ruajtje dhe masash, por ju e kuptoni që hermetiziim nuk ka.

E vetmja mundësi që t’i zhdukesh komplet kësaj është që të jetosh një ishull të shkretë, ku s’ka asgjë tjetër, ku s’ka asnjë person tjetër, e sigurt që ky virus nuk të kap. Po jetove në Tiranë është thjeshtë çështje kohe”, tha Alimehmeti.