MENU
klinika

Protesta për vrasjen e Klodian Rasha

Ambasada amerikane del me reagim, ja thirrja që bën

10.12.2020 - 10:06

Pas trazirave që shoqëruan protestën e djeshme, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka reaguar sot Ambasada amerikane në Tiranë, e cila i bën thirrje qytetarëve të saj që jetojnë në Shqipëri, të shmangin zonat ku protestohet, veçanerisht bulevardin “Deshmoret e Kombit”, “para zyrave qeveritare”, shkruhet në njoftim.

“Ambasada ka marrë raporte të protestave që ndodhin përpara zyrave qeveritare në bulevardin Deshmoret e Kombit në Tiranë. Raportet tregojnë se disa protestues po hedhin objekte në drejtim të policisë dhe oficerët u plagosën. Oficerët e policisë kanë përdorur gaz lotësjellës për të kontrolluar turmën. Qytetarët amerikanë duhet të shmangin tubimet e mëdha në kryeqytet, pasi demonstrata të ngjashme mund të përhapen në zona të tjera.

Personeli i ambasadës amerikane dhe anëtarët e familjes janë këshilluar të shmangin të gjitha vendet ku demonstratat janë të afërta ose të vazhdueshme.

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të afërta ose të vazhdueshme. Jini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj. Monitoroni median lokale për perditesime”, shkruhet ne alertin e leshuar nga ambasada.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Situata doli jashtë kontrollit të policisë!

Vrasja e 25 vjeçarit/ DW: Ç’ndodhi mbrëmjen e kaluar në Tiranë?

“Ka dëshmitarë që e panë policin duke e rrahur”

Babai i 25-vjeçarit Rasha: Nëse ai ka qenë me armë unë…