MENU
klinika

Urimet për Shqipërinë

Ambasadorja Kim shpërndan fjalën e Ramës në OSBE: Udhëheqje e suksesshme, viti më i vështirë

05.12.2020 - 12:14

Ambasadorja Yuri Kim uron Shqipërinë për “udhëheqjen e suksesshme” siç e quan ajo vitin 2020, vit gjatë të cilit vendi ynë mbante Presidencën e OSBE.

“Urime Shqipërisë për udhëheqjen e suksesshme të OSBE-së gjatë vitit më të vështirë. Ne vlerësojmë vendosmërinë e shprehur nga Kryeministri Rama në deklaratën e tij përmbyllëse duke kërkuar veprim për çështje të tilla si Bjellorusia, agresioni rus, liritë e shprehjes”, shkruan Kim.

Më tej, diplomatja amerikane ndan një pjesë nga fjala e Ramës në OSBE.

“Gjithashtu vini re zotimin e Edi Ramës”, SHKRUAN Kim, dhe shpërndan fjalën e kryeministrit Rama “Asgjë nuk mund të ndryshojë mendjen tonë në lidhje me punën tonë të përkushtuar për t’u bërë pjesë e familjes së BE dhe asgjë nuk do të ndryshojë zemrën tonë duke qenë të përkushtuar në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe BE, duke u rreshtuar gjithmonë me ta kur bëhet fjalë për politikën tonë të jashtme.”