MENU
klinika

Nuk po ju bëjnë sytë!

Ariana Grande fejohet me Dalton Gomez!

21.12.2020 - 11:08

Ariana Grande po e mbyll vitin 2020 me një super bombë!

Ylli i popit, që po bëhet gati të tregojë gjithçka në dokumentarin e saj të shumëpritur të Netflix, sapo ndau me fansat një lajm kaq të bukur: Ajo është fejuar me të dashurin e saj, Dalton Gomez.

Ishte vetë këngëtarja që postoi disa foto në Instagram mbrëmjen e sotme ku shihej së bashku me Dalton, teksa në njërën prej tyre shihej vetëm unaza super WOW! prej diamanti. Unaza ka përveç diamantit edhe një perlë të bardhë të bashkangjitur teksa rrethi duket të jetë ar.

Përgjithmonë…”-ka shkruar ajo krah fotove!

Në postimin e saj kanë vërshuar menjëherë urime të shumta nga miq, kolegë e fansa, ndonëse askush s’mund ta fsheh habinë nga ky lajm.

Lajmi për fejesën e çiftit vjen më pak se një vit nga thashethemet e para për romancën e tyre. Daljen e tyre të parë publike ata e bënë në mars për videoklipin e Ariana dhe Justin Bieber “Stuck With U.”

Në video, Dalton dhe këngëtarja kërcenin së bashku në një dhomë gjumi.

Më pas në muajin tetor mediat e huaja do raportonin se ata janë “kokë e këmbë” të dashuruar me njëri-tjetrin.

Teksa e përshkruanin marrëdhënie shumë “të shëndetshme”, mediat shkruanin se ata duan thjesht të jenë” normalë “dhe Ari pëlqen që ai është shumë me këmbë në tokë. Ai e ekuilibron atë nga industria e muzikës dhe bota e famës dhe të dy kalojnë shumë kohë së bashku.

Tani i kemi sytë nga 2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S'mund të presim të kalojë pandemia vdekjeprurëse?"

Festa në pandemi, Ariana Grande shpërthen ndaj VIP-ave