MENU
klinika

Reshjet e shiut dhe dëborës

ARRSH: Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme

28.12.2020 - 12:48

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme.

Nisur nga reshjet e shiut dhe të dëborës që përfshinë disa zona të vendit, në veri dhe në jug, ARRSH bën me dije se në Llogara ka pasur reshje dëbore gjatë natës por rruga është pastruar dhe tanimë është e qarkullueshme.

Ndërkohë, sipas Autoritetit Rrugor në aksin rrugor K/Boboshticë-Dardhë, ka pasur reshje bore por nuk janë shkaktuar probleme në qarkullim, ndaj vazhdon lëvizja normalisht.