MENU
klinika

'Kështu dua t’ju...'

Aurela emocionon me fjalët për ditëlindjen e të bijës

08.12.2020 - 11:06

Si sot 4 vite më parë, Aurela Gaçe, u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Abigail.

Në këtë ditë speciale, artistja i ka dedikuar vogëlushes fjalët më të ngrohta, që vetëm një nënë mund të shkruaj për fëmijën e tij.

Aurela ka publikuar në Instagram një foto të dy vajzave të saj që shohin njëra-tjetrën dhe përkrah saj ka bërë urimin e veçantë për ditëlindje, duke shkruar:

E vogla jonë sot bëri 4 vjeç. Dashuria joné e vogël te duam kaq shumë. Na ke ndriçuar shpirtin, jetën.
Motra e madhe të do shumë. Kështu dua t’ju shoh gjithë jetën .

Bashkë,duke parë njēra-tjetrën në sy, rë jeni krah për njēra-tjetrën .

Zot, faleminderit për gjithcka!

Abigail #4 vjeç❤

Menjëherë pas postimit kanë ardhur me qindra urime nga miq, fansa e të afërm të saj. Aurela ka dhe një vajzë tjetër, Grace e cila pak muaj më parë bëri 9 vjeç.

Me të dyja vogëlushet ka një lidhje shumë të fortë. Këngëtarja ka treguar se pavarësisht punës, një pjesë të mirë të ditës ia dedikon edhe dy vajzave duke shkuar në palestër me to apo duke u argëtuar në shtëpi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


7 vjet pas dasmës, çfarë po planifikon këngëtarja?

Aurela Gaçe martohet sërish?