MENU
klinika

Tjetër bamirësi...

“Babagjyshi” i Krishtlindjeve për këtë vit është Fedez

15.12.2020 - 11:23

Fedez ka bërë një tjetër gjest fisnik këtë Krishtlindje.

Pas hapjes së një spitali në San Raffaele, bashkë me Chiaran, për të prekurit nga koronavirusi, këtë herë Fedez ka lumturuar njerëzit në nevojë.

Reperi Italian ka dhuruar 5 mijë euro kesh tek 5 persona, të përzgjedhur nga kanali i tij në Twitch.

Nga kjo bamirësi përfituan një motorrist, një i pastrehë, një artist rrugësh, një kamarier dhe një vullnetar.

Fedez u tregua transparent duke e treguar live shpërndarjen e parave, teksa mbante me vete çantën e djalit të tij, Leos.

“Paratë u dhuruan nga ndjekësit e mi në kanalin e Twitch. Ata zgjodhën kategoritë sociale që donim të mbështesnim, ata të cilët po vuajnë më shumë efektet e krizës për shkak të pandemisë së koronavirusit. Na u deshën tre orë për të gjetur njerëzit e duhur, por ishte gjë e bukur”, tha Fedez.