MENU
klinika

NBA

Basketbollistët më të paguar të sezonit

17.12.2020 - 16:04

Kampionati më magjik i basketbollit në botë, NBA amerikan, tregoi edhe njëherë se nuk përballet me krizë financiare. Lojtari i Milëaukee Bucks, Giannis Antetokoumpo firmosi një kontratë faraonike ku do të përfitojë shifrën prej 228 milionë dollarë për 5 vitet e ardhshme.

Kontrata më e majme në historinë e këtij sporti, gjithsesi, nuk e shndërron basketbollistin grek në më të paguarin, të paktën për këtë sezon. Kjo pasi kontrata e tij e re nis zyrtarisht në sezonin 2021-2022. Por kush është basketbollisti më i paguar në NBA?

Një total prej pesë lojtarësh paguhen më shumë se 40 milionë euro në sezon. Bëhet fjalë për basketbollistë si Stephen Curry, i cili fiton plot 43 mln dollarë. Russell Westbrook dhe Cris Paul me 41.3 milionë dollarë. Diçka më pak, pra 41.2 milionë dollarë do përfitojë John Wall i Houston, ndërsa mbi 40 milionë dollarë në vit gjendet edhe James Harden, me 40.8 mln dollarë.

Dy figurat simbolike të NBA, LeBron James dhe Kevin Durant mbeten shumë afër kufirit, respektivisht me 39.2 mln dollarë dhe 39 mln dollarë Sa i përket, Antetokoumpo, ai renditet i 38-ti në këtë renditje të veçantë, me 27.5 mln dollarë. Por duke nisur nga sezoni 2021-2022, greku do të vijojë ngjitjen në renditjen e më të paguarve të NBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN