MENU
klinika

Bundesliga, java 11

Bayern ndalet përsëri, por mban kreun

12.12.2020 - 20:46

Bayern Munchen ka ngecur në transfertë kundër Union Berlinit me barazim 1-1. Bavarezët nuk marrin më shumë se një pikë dhe barazojnë Leipzigun në krye të klasifikimit me pikë të barabarta.

Ndeshja nuk nisi mirë për kampionët e Europës dhe Gjermanisë, pasi ishin vendasit që shënuan të parët. Ishte Promel që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 4′. Ai fitoi një duel me mbrojtësit dhe me një goditje me kokë e dërgoi në rrjetë për 1-0.

Bavarezët arritën të barazonin vetëm në pjesën e dytë me Robert Lewandowskin. Polaku mori një pasim të mirë nga Coman dhe e dërgoi në rrjetë në minutën e 67′. Lewa përshëndeti rrjetën, por Bayerni nuk gjeti golin e dytë atë të fitores.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN