MENU
klinika

70% më i transmetueshëm, por…

BE do të diskutojë si do përgjigjet ndaj variantit të ri të Covid

21.12.2020 - 07:57

Zyrtarët e Bashkimit Evropian do të diskutojnë për variantin e ri të koronavorusit në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka bërë që shumë vende të vendosin ndalimin e udhëtimit.

Gjermania, Franca dhe Italia janë midis vendeve që pezulluan fluturimet nga Britania. Edhe shërbimet e transportit hekurudhor janë ndaluar, raporton BBC. Kanadaja do të bllokojë gjithashtu fluturimet në Mbretërinë e Bashkuar.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se varianti i ri është deri në 70% më i transmetueshëm, por nuk ka prova se është më vdekjeprurës.

Nuk ka gjithashtu asnjë provë që sugjeron se ajo reagon ndryshe ndaj vaksinave. Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar Matt Hancock tha se varianti i ri ishte “duke dalë jashtë kontrollit”, ndërsa Danimarka, Italia dhe Hollanda njoftuan se tashmë e kishin zbuluar këtë variant të ri të Covid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e DW/ Qëllimi i njëjtë, rrugë të ndryshme

Pse në BE aprovimi i vaksinës zgjat më tepër?