MENU
klinika

Të infektuar edhe në Ujësjellës dhe OSHEE

Berat, raste të reja me COVID-19 në spital e shkolla

26.12.2020 - 10:25

Edhe pse rastet me Covid-19 në qarkun e Beratit kanë pësuar ulje gjatë ditëve të fundit, mes rasteve të konfirmuara “pozitive” ka mësues e infermierë. Një infermiere në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Rajonal Berat ka rezultuar “pozitive” me koronavirus, duke e çuar në 14 numrin e infermiereve të infektuara në këtë repart gjatë muajit Dhjetor.

Infektimet kanë vijuar edhe në institucionet arsimore, ku më të prekurit rezultojnë të jenë mësuesit e zonave rurale. Edhe mes rasteve të sotme, një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Tërpan në qytetin e Poliçanit është konfirmuar “pozitive” me SarsCov-2. Infektimet kanë vijuar edhe në disa institucione të rëndësishme vendore dhe që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Mes rasteve pozitive komfirmohet: 1 punonjës në sh.a. Ujësjellës-Kanalizime Berat, 1 punonjës i OSHE-së në Poliçan dhe 1 mekanik në fshatin Syzezë në Urë-Vajgurore. Me gjithë numrat në ulje të të prekurve me Covid-19 në qarkun e Beratit, numri i rasteve aktive 871 është ende i lartë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier