MENU
klinika

Jep mendimin për Thaçin, Kurtin, Haradinajn e Osmanin

Besnik Mustafaj: E ardhmja e Kosovës s’ka zgjidhje pa mbështetje të fortë amerikane

22.12.2020 - 21:07

Për ish-ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj, vendimi për të çuar Kosovën në zgjedhje është një veprim pozitiv, pasi sipas tij tregon funksionimin e demokracisë.

Sakaq ai shtoi se e ardhmja e Kosovës sipas tij pa një mbështetje të fortë amerikane nuk do të ketë zgjidhje. Në një intervistë në “ABC”, ai tha se Kosova nuk ndodhet në fazën e saj më të keqe sa i përket situatës politike.

“Unë jam i bindur se Kosova nuk është në ditën e saj më të keqe edhe pse po kalon një krizë. Por lajmi më i mirë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të çuar vendin në zgjedhje”, tha ai.

“Nëse do të merrej një vendim tjetër për hir të mbajtjes së një stabiliteti fallco, do të shkaktonte një luftë. Parimet gjithmonë japin produkte pozitive dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një mësimin për vendet e Ballkanit. Kosova sot është në një realitet politik që po zhvillohet”, tha Mustafaj.